Osmani në takim me Tërnavën, diskutojnë për angazhimin e BIK-ut në “forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovë, Naim Tërnava. Në takim u diskutua për “angazhimin e Bashkësisë Islame në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojës për vazhdimin e kultivimit të saj”, siç njoftoi Presidenca. “Presidentja Osmani shprehu vlerësimin e thellë për përpjekjet […]

Osmani në takim me Tërnavën, diskutojnë për angazhimin e BIK-ut në “forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”
osmani-ne-takim-me-ternaven,-diskutojne-per-angazhimin-e-bik-ut-ne-“forcimin-e-pozites-nderkombetare-te-kosoves”

osmani-ne-takim-me-ternaven,-diskutojne-per-angazhimin-e-bik-ut-ne-“forcimin-e-pozites-nderkombetare-te-kosoves”

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovë, Naim Tërnava.

Në takim u diskutua për “angazhimin e Bashkësisë Islame në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojës për vazhdimin e kultivimit të saj”, siç njoftoi Presidenca.

“Presidentja Osmani shprehu vlerësimin e thellë për përpjekjet e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) për dialog, mirëkuptim dhe unitet ndërmjet të gjithë komuniteteve fetare në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Në një kohë ku paqja dhe mirëkuptimi global janë më të rëndësishme se kurrë, Kosova është krenare që vazhdon ta mbajë lart nivelin e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare”, citohet të ketë thënë ajo .

Në takim thuhet se “u potencua roli jetik i të gjitha bashkësive fetare dhe nevoja e një angazhimi të përbashkët kundër gjuhës së urrejtjes dhe në favor të tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”.