Osmani shefit të ri të Zyrës së BE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për të fituar statusin e vendit kandidat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav. Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave në të gjitha fushat, duke harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së, si dhe duke qenë plotësisht e bashkërenduar me […]

Osmani shefit të ri të Zyrës së BE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për të fituar statusin e vendit kandidat
osmani-shefit-te-ri-te-zyres-se-be-se:-i-kemi-plotesuar-te-gjitha-kushtet-per-te-fituar-statusin-e-vendit-kandidat

osmani-shefit-te-ri-te-zyres-se-be-se:-i-kemi-plotesuar-te-gjitha-kushtet-per-te-fituar-statusin-e-vendit-kandidat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav.

Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave në të gjitha fushat, duke harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së, si dhe duke qenë plotësisht e bashkërenduar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Osmani në këtë takim me Orav ka shtuar se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të fituar statusin e vendit kandidat.

“Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë sigurinë, si dhe bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka përsëritur rëndësinë e madhe të trajtimit të shteteve aspiruese bazuar në merita dhe në përqafimin e vlerave që qëndrojnë në themelet e BE-së”, thekson komunikata.