Osmani: Ura duhet të hapet patjetër, por s’kemi arsye të kemi konflikte me aleatët tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. “Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet, […] The post Osmani: Ura duhet të hapet patjetër, por s’kemi arsye të kemi konflikte me aleatët tanë appeared first on Albinfo.

Osmani: Ura duhet të hapet patjetër, por s’kemi arsye të kemi konflikte me aleatët tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet, të jetë e hapur përherë, e jo që kur të hapet, të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. Ne nuk kemi arsye të jemi në konflikt me aleatët tanë”, tha Osmani në një deklarim për media gjatë vizitës së saj në Viti.

E para e shtetit, ndër të tjera, ka shtuar se për hapjen e urës nuk pyetet Serbia.

 

The post Osmani: Ura duhet të hapet patjetër, por s’kemi arsye të kemi konflikte me aleatët tanë appeared first on Albinfo.