Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Ke qenë një mike e vërtetë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Zvicrën për ditën e saj kombëtare, transmeton  albinfo.ch. Në një postim në platformën X, ajo e ka shpërndarë një fotografi të sajën me presidenten zvicerane, Viola Amherd. “Zvicra ka qenë një mike e vërtetë dhe një aleate e palëkundur, duke qëndruar krah për krah me […] The post Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Ke qenë një mike e vërtetë appeared first on Albinfo.

Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Ke qenë një mike e vërtetë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Zvicrën për ditën e saj kombëtare, transmeton  albinfo.ch.

Në një postim në platformën X, ajo e ka shpërndarë një fotografi të sajën me presidenten zvicerane, Viola Amherd.

“Zvicra ka qenë një mike e vërtetë dhe një aleate e palëkundur, duke qëndruar krah për krah me Kosovën gjatë gjithë viteve”.

“Sot, ne festojmë me ju, duke nderuar lidhjet e forta që lidhin vendet tona, përfshirë rolin që diaspora jonë ka luajtur në ndërtimin e këtij partneriteti të fortë”, ka shkruar Osmani.

 

The post Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Ke qenë një mike e vërtetë appeared first on Albinfo.