Osmani viziton Kroacinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën do të qëndrojë për një vizitë në Kroaci me ftesë të presidentit kroat, Zoran Millanoviq. Vizitën e ka bërë të ditur Zyra e Presidentit të Kroacisë. Sipas njoftimit, presidentja Osmani do të marrë pjesë në një organizim tradicional të lashtë, të quajtur “Sinjska Alka” që mbahet në qytetin […] The post Osmani viziton Kroacinë appeared first on Albinfo.

Osmani viziton Kroacinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën do të qëndrojë për një vizitë në Kroaci me ftesë të presidentit kroat, Zoran Millanoviq.

Vizitën e ka bërë të ditur Zyra e Presidentit të Kroacisë. Sipas njoftimit, presidentja Osmani do të marrë pjesë në një organizim tradicional të lashtë, të quajtur “Sinjska Alka” që mbahet në qytetin e Sinjit në Kroaci.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vijë në Sinjska Alka me ftesë të presidentit Millanoviq, i cili sikurse në vitet e kaluara, është organizator i Sinjska Alka (Unaza e Sinjit). Arritja e saj në Sinj është dakorduar më herët nën drejtimin e Shoqërisë së Alkar, që në vitet e fundit po përpiqet të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale kalorsiake në Sinj dhe do të promovohet jashtë kufijve të Kroacisë”, thuhet në njoftim.

 

The post Osmani viziton Kroacinë appeared first on Albinfo.