Osmani: Vuçiqit s’i interesojnë kushtet e serbëve, vetëm interesat destabilizuese të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kërkesave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që i shtroi të premten. Osmani theksoi se Vuçiqit nuk i interesojnë të drejtat dhe kushtet e serbëve të Kosovës por sipas saj ai ka vetëm interesa destabilizuese. “Vuciqi duhet ta kuptoj njëherë e përgjithmonë se Kosova është vend sovran, […] The post Osmani: Vuçiqit s’i interesojnë kushtet e serbëve, vetëm interesat destabilizuese të Serbisë appeared first on Albinfo.

Osmani: Vuçiqit s’i interesojnë kushtet e serbëve, vetëm interesat destabilizuese të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kërkesave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që i shtroi të premten.

Osmani theksoi se Vuçiqit nuk i interesojnë të drejtat dhe kushtet e serbëve të Kosovës por sipas saj ai ka vetëm interesa destabilizuese.

“Vuciqi duhet ta kuptoj njëherë e përgjithmonë se Kosova është vend sovran, vend i pavarur me institucione të pavarura legjitime të cilat marrin vendime për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për çdo cep të territorit. Kështu që kërkesat e një presidenti të një shteti tjetër të cilat nuk bëhen në mirëbesim dhe nuk e kanë asnjëherë në prioritet interesin e qytetarëve por vetëm interesat destabilizuese të Serbisë, ato nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën”, tha ajo.

Sipas Osmanit, Vuçiqit nuk i intereson nëse serbët kthehen në institucione dhe se këto kërkesa po i bën për ta tërhequr vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare.

“Jam i bindur që presidenti serb nuk është i interesuar që të realizohen ato që ai i paraqiti si kërkesa, ai nuk është i interesuar në rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Kur ai flet për rikthimin e serbëve në polici, bujqsi, parlament e të tjera, ai në fakt po i prezanton këto vetëm si retorikë për ta hequr vëmendjen e botës demokratike nga ajo që po ngjan në të vërtetë. Janë përkjejet e tij, të ushtrisë së tij në trajnimin e forcave paramilitare të cilat kanë qëllim vetëm dhunën. Vuciq në media flet për rikthim të sebrëve në institucione por është i njëjti që i ka kërkuar atyre t’i lënë institucionet”, tha ajo.

The post Osmani: Vuçiqit s’i interesojnë kushtet e serbëve, vetëm interesat destabilizuese të Serbisë appeared first on Albinfo.