Pacolli me një foto duke hipur në avion: Një këshillë për ata që papritur kanë fluturuar në pozita të larta

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli publikoi një fotografi duke hipur në avionin e tij, duke dhënë një këshillë për ata që thotë se “papritur kanë fluturuar në pozita të larta”. Pacolli duket se i referohet presidentes Vjosa Osmani, ekipi i së cilës e quajti atë biznesmen të lidhur me Rusinë, pasi ish-presidenti, duke marrë shkas […]

Pacolli me një foto duke hipur në avion: Një këshillë për ata që papritur kanë fluturuar në pozita të larta
pacolli-me-nje-foto-duke-hipur-ne-avion:-nje-keshille-per-ata-qe-papritur-kane-fluturuar-ne-pozita-te-larta

pacolli-me-nje-foto-duke-hipur-ne-avion:-nje-keshille-per-ata-qe-papritur-kane-fluturuar-ne-pozita-te-larta

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli publikoi një fotografi duke hipur në avionin e tij, duke dhënë një këshillë për ata që thotë se “papritur kanë fluturuar në pozita të larta”.

Pacolli duket se i referohet presidentes Vjosa Osmani, ekipi i së cilës e quajti atë biznesmen të lidhur me Rusinë, pasi ish-presidenti, duke marrë shkas nga incidenti i saj në aeroportin e Shkupit, kishte shkruar se askush s’ka imunitet sa taevitojë kontrollimin si udhëtar.

“Jeta më ka mësuar se krejt ajo që kemi realisht nuk jemi poseduesit real, andaj një këshillë për ata që papritur kanë fluturuar në pozita të larta, së pari siç thuhet duhet të mësojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë. Të sillen me rregulla e me modesti!”, shkroi Pacolli.