Paraburgim për burrin që dyshohet se plagosi gruan në Bresje të Fushë Kosovës

Një muaj paraburgim për burrin i cili dyshohet se të marten në Bresje të Fushë Kosovës, e ka plagosur me armë zjarri gruan e tij. Vendimi u mor nga Gjykata Themelore e Prishtinës. I.A dyshohet për vepren penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve […]

Paraburgim për burrin që dyshohet se plagosi gruan në Bresje të Fushë Kosovës

Një muaj paraburgim për burrin i cili dyshohet se të marten në Bresje të Fushë Kosovës, e ka plagosur me armë zjarri gruan e tij.

Vendimi u mor nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

I.A dyshohet për vepren penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve dhe veprën penale Mospërfillja e gjykatës”.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri gjendet në liri, i njëjti mund të ik dhe të arratiset, kjo për faktin se për këtë vepër penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, ekziston edhe rreziku i ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.