Paralajmërimi për mundësinë e sanksioneve të reja, Azemi: Për një grusht vota dhe si pasojë e kryeneçësisë së Albin Kurtit

Anëtari i kryesisë së Lidhjës Demokratike të Kosovës(LDK), Visar Azemi ka reaguar pas paralajmërimit të BE-së për mundësin e masave të reja ndaj Kosovës. Përmes një shkrimi në rrjetin social” Facebook”, Azemi ka thënë se për shkak të veprimeve të pamatura të Qeverisë dhe kryeministri të vendit, Albin Kurtit, Kosova po ndëshkohet. “Në një periudhë […]

Paralajmërimi për mundësinë e sanksioneve të reja, Azemi: Për një grusht vota dhe si pasojë e kryeneçësisë së Albin Kurtit
paralajmerimi-per-mundesine-e-sanksioneve-te-reja,-azemi:-per-nje-grusht-vota-dhe-si-pasoje-e-kryenecesise-se-albin-kurtit

paralajmerimi-per-mundesine-e-sanksioneve-te-reja,-azemi:-per-nje-grusht-vota-dhe-si-pasoje-e-kryenecesise-se-albin-kurtit

Anëtari i kryesisë së Lidhjës Demokratike të Kosovës(LDK), Visar Azemi ka reaguar pas paralajmërimit të BE-së për mundësin e masave të reja ndaj Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social” Facebook”, Azemi ka thënë se për shkak të veprimeve të pamatura të Qeverisë dhe kryeministri të vendit, Albin Kurtit, Kosova po ndëshkohet.

“Në një periudhë kur do të duhej t’i gëzoheshim heqjes së sanksioneve të BE-së, sot morëm paralajmërimin për mundësinë e sanksioneve të reja. Edhe kësaj here si pasojë e kryeneçësisë së Albin Kurtit dhe veprimeve të pamatura dhe të pakoordinuara të qeverisë që ai drejton. Edhe një herë duke e përdorur një çështje për arsye elektorale, për një grusht vota”, është shprehur Azemi, transmeton Front Online.

Sipas tij, Hapjen e Urës së Ibrit e duan të gjithë, por thotë se kjo gjë duhet të ndodh në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar.

“Hapja e Urës së Ibrit është diçka që e duam të gjithë. Ajo nuk është hapur jo si mungesë e dëshirës dhe vullnetit, por si vlerësim i aleatëve ndërkombëtarë e paqeruajtës, që i kishim përkrah në themelimin e ndërtimin e shtetit. Atyre që na dhanë mbështetjen në luftë e në paqe. Çdo veprim pa bashkëpunim me ta, është veprim përkundër tyre, e rrjedhimisht kundër shtetit”, ka shkruar Azemi.

Tutje ai ka thënë se konfrontimi me NATO-n, ShBA-në e BE-në çon në udhë pa krye.

“Çdo lider i secilit institucion do duhej ta kishte të qartë se veprimet në kundërshtim me miqtë tanë, nuk shkojnë në favor të Kosovës. Për më keq, i bëjnë shërbim Serbisë. Konfrontimi me NATO-n, ShBA-në e BE-në çon në udhë pa krye. Ai nuk do të duhej të ndodhte në asnjë mënyrë e asnjëherë”, ka thënë Azemi./Front Online/