Pas 19 vjetësh, modelja ikonike rikthehet tek Victoria’s Secret

Tyra Banks, një prej supermodeleve më të famshme dhe “ish-engjëll” i Victoria’s Secret do të rikthehet në pasarelë, për të promovuar koleksionin e ri me lingerie të markës. Tyra, 50 vjeçe, tanimë është moderatorja e “America’s Next Top Model”, por sërish mbetet një prej supermodeleve më të famshme. Ajo do të rikthehet në “shtëpinë e... The post Pas 19 vjetësh, modelja ikonike rikthehet tek Victoria’s Secret appeared first on AfterParty.

Pas 19 vjetësh, modelja ikonike rikthehet tek Victoria’s Secret

Tyra Banks, një prej supermodeleve më të famshme dhe “ish-engjëll” i Victoria’s Secret do të rikthehet në pasarelë, për të promovuar koleksionin e ri me lingerie të markës.

Tyra, 50 vjeçe, tanimë është moderatorja e “America’s Next Top Model”, por sërish mbetet një prej supermodeleve më të famshme.

Ajo do të rikthehet në “shtëpinë e vjetër”, më 15 tetor 2024, në një event që do të zhvillohet në New York dhe lajmin e bëri me dije Gigi Hadidi, një tjetër “engjëll” i Victoria’s Secret. Përmes një videoje në Instagram, Banks na tregon xhaketën e saj, ku shkruhet “Victoria’s Secret Fashion Show 2024” dhe sheh ftesat e eventit.

Tyra më tej i jep një zarf të artë Gigi-t, duke i thënë: “Shihemi atje”. Gigi ia kthen: “Të dua”, para se të largohet.

“Më fal, Tyra Banks?!!!!”; “U zgjova dhe papritur 2024-a mori kuptim”; “Ah, Tyraa! Ke qenë, je, do të mbetesh supermodelja e Vic’s”; “Nuk e di, nuk kam fjalë, mjekra ime ka prekur tokën”; Çfarë super surprize” ishin disa nga komentet e njerëzve në rrjetet sociale.

Banks ka qenë për 8 viteve modele e markës së famshme dhe në vitin 2005, ka bërë shfaqjen e fundit për Victoria’s Secret. Që nga viti 1995 e deri në 2019, Victoria’s Secret organizonte një sfilatë dhe gjithë sytë e botës ishin atje. Sfilata u ndërpre në vitin 2019, për shkak të kritikave të ashpra se modelet dhe produktet e markës nuk ishin gjithëpërfshirëse. Megjithatë, në vitin 2023, sfilata u rikthye me më shumë diversitet.

The post Pas 19 vjetësh, modelja ikonike rikthehet tek Victoria’s Secret appeared first on AfterParty.