Pas humbjes, Kosova kthehet në stërvitje

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është rikthyer në stërvitje pas humbjes nga Rumania, për ndeshjen ndaj Qipros. Federata e Futbollit e Kosovës të shtunën ka bërë të ditur se në seancën stërvitorë kanë marrë pjesë 13 futbollistë, të cilët nuk u paraqiten ndaj Rumanisë. “Dardanët”, të premten mbrëma u mposhtën nga Rumania me rezultatin 3:0 […] The post Pas humbjes, Kosova kthehet në stërvitje appeared first on Albinfo.

Pas humbjes, Kosova kthehet në stërvitje

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është rikthyer në stërvitje pas humbjes nga Rumania, për ndeshjen ndaj Qipros. Federata e Futbollit e Kosovës të shtunën ka bërë të ditur se në seancën stërvitorë kanë marrë pjesë 13 futbollistë, të cilët nuk u paraqiten ndaj Rumanisë.

“Dardanët”, të premten mbrëma u mposhtën nga Rumania me rezultatin 3:0 në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Kosova stërvitjen e radhës për ndeshjen ndaj Qipros do ta zhvillojë të dielën, kurse më pas do të udhëtojë për në Qipro.

Kosova dhe Qipro do të takohen të hënën nga ora 18:00.

The post Pas humbjes, Kosova kthehet në stërvitje appeared first on Albinfo.