Pas pushimeve, rinis gjykimi ndaj ish – krerëve të UÇK-së

Këtë të hënë, në dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kjo është seanca e parë pas pushimeve verore dhe parashihet të nis në orën 9:00. Në rastin para Gjykatës Speciale, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Veseli e Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të […] The post Pas pushimeve, rinis gjykimi ndaj ish – krerëve të UÇK-së appeared first on Albinfo.

Pas pushimeve, rinis gjykimi ndaj ish – krerëve të UÇK-së

Këtë të hënë, në dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kjo është seanca e parë pas pushimeve verore dhe parashihet të nis në orën 9:00.

Në rastin para Gjykatës Speciale, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Veseli e Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në bazë të aktakuzës së ZPS-së, të publikuar në shkurt të 2023-s, ata akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me rreth 100 vrasje, për tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi gjatë periudhës 1998-1999.

The post Pas pushimeve, rinis gjykimi ndaj ish – krerëve të UÇK-së appeared first on Albinfo.