Pas zjarreve në Shëngjin radhë kilometrike të turistëve që braktisën bregdetin

Radhë të gjata makinash, kryesisht me turistë të huaj janë krijuar pasditen e së martës në zonën Shëngjinit, në tentativë për t’u larguar për shkak të situatës së rënduar nga zjarret. Prej më shumë se 4 ditësh zjarret në kodrën e Shëngjinit vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, teksa flakët ditët […] The post Pas zjarreve në Shëngjin radhë kilometrike të turistëve që braktisën bregdetin appeared first on Albinfo.

Pas zjarreve në Shëngjin radhë kilometrike të turistëve që braktisën bregdetin

Radhë të gjata makinash, kryesisht me turistë të huaj janë krijuar pasditen e së martës në zonën Shëngjinit, në tentativë për t’u larguar për shkak të situatës së rënduar nga zjarret.

Prej më shumë se 4 ditësh zjarret në kodrën e Shëngjinit vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, teksa flakët ditët e sotme janë afruar në hotelet dhe resortet e mbushuara me turistë.

Evakuimi i turistëve dhe banorëve ka nisur që mesnatën e kaluar, teksa fatmirësisht deri në këto momente nuk ka të dhëna për të lënduar nga zjarret apo të intoksikuar nga tymi.

Qindra zjarrfikës nga Lezha, Shëngjini dhe qytetet përreth, të ndihmuar dhe nga Forcat e Armatosura po punojnë për të vënë zjarret në kontroll, teksa as ndërhyrja nga ajri nuk ka ndihmuar në stabilizimin e situatës.

Deri në këto moment është djegur një lokal dhe një shtëpi trekatëshe, teksa flakët vijojnë t’i afrohen gjithnjë e më shume qendrës së Shëngjinit.

Ndërkohë, dy avionë të llojit Canadair, të mbrojtjes civile europiane kanë nisur betejën me flakët në Shëngjin, pak minuta më parë.

The post Pas zjarreve në Shëngjin radhë kilometrike të turistëve që braktisën bregdetin appeared first on Albinfo.