Pasagjeri hap derën emergjente të avionit, tmerrohen pasagjerët

Një pasagjer është arrestuar në një aeroport në Australi pasi ka dalë nga aeroplani nga dalja emergjente. Në videot e regjistruara nga pasagjerët në fluturim, mund të shihet burri i rrethuar nga njerëz të sigurisë ndërsa ai i reziston arrestimit. Sipas një dëshmitari okular, burri po sillej “çuditërisht” gjatë fluturimit, ndërsa tregoi se pasagjerët e [...]Read More...

Pasagjeri hap derën emergjente të avionit, tmerrohen pasagjerët

Një pasagjer është arrestuar në një aeroport në Australi pasi ka dalë nga aeroplani nga dalja emergjente.

Në videot e regjistruara nga pasagjerët në fluturim, mund të shihet burri i rrethuar nga njerëz të sigurisë ndërsa ai i reziston arrestimit.

Sipas një dëshmitari okular, burri po sillej “çuditërisht” gjatë fluturimit, ndërsa tregoi se pasagjerët e tjerë janë tmerruar kur kanë parë këtë ngjarje të çuditshme.

Një zëdhënës i linjës ajrore Jetstar tha se avioni ishte i parkuar në portën e aeroportit në momentin që njeriu hapi daljen e emergjencës ndërsa aktivizonte rrëshqitjen.

Oficerët e Policisë Federale Australiane ishin alarmuar nga stafi i avionit dhe e arrestuan burrin për “sjellje agresive dhe shkelje të protokolleve të sigurisë së avionëve”, tha një deklaratë e policisë.

Pasagjeri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është dërguar në spital, ndërsa policia po vazhdon hetimet ne lidhje me ngjarjen që ka shokuar dhjetëra persona.