Përleshja me armë në Prishtinë, Prokuroria: Pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar komunikatë lidhur me vrasjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Kryeprokurori Zejnullah Gashi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me hetuesit policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për një përleshje mes dy grupeve të armatosura si pasojë […]

Përleshja me armë në Prishtinë, Prokuroria: Pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme
perleshja-me-arme-ne-prishtine,-prokuroria:-pasoje-e-mosmarreveshjeve-te-mehershme

perleshja-me-arme-ne-prishtine,-prokuroria:-pasoje-e-mosmarreveshjeve-te-mehershme

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar komunikatë lidhur me vrasjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Kryeprokurori Zejnullah Gashi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me hetuesit policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për një përleshje mes dy grupeve të armatosura si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme.

Në komunikatë thuhet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Zejnullah Gashi, së bashku me Prokurorin kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë konstatuar se në këtë rast kemi të bëjmë me një përleshje në mes dy grupeve të armatosura si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme, ku si pasojë e kësaj një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë të dyshuar tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar Klinikën Emergjente në QKUK, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetë.”

Prokuroria thotë se është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës si dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës. Po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia.”

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pesë personat e plagosur janë ndaluar.

“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar.”