Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, nesër aksion simbolik para Policisë në Prishtinë

Organizata joqeveritare Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist nesër pritet të zhvillojë një aksion simbolik para stacionit të Policisë së Kosovës në Prishtinë si kundërpërgjigje pas plagosjes së gruas sot në Bresje të Fushë Kosovës. Në një njoftim për media, bëhet e ditur se aksioni do të fillojë në orën 11:00. “Ju ftojmë të na […]

Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, nesër aksion simbolik para Policisë në Prishtinë
plagosja-e-gruas-ne-fushe-kosove,-neser-aksion-simbolik-para-policise-ne-prishtine

plagosja-e-gruas-ne-fushe-kosove,-neser-aksion-simbolik-para-policise-ne-prishtine

Organizata joqeveritare Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist nesër pritet të zhvillojë një aksion simbolik para stacionit të Policisë së Kosovës në Prishtinë si kundërpërgjigje pas plagosjes së gruas sot në Bresje të Fushë Kosovës.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se aksioni do të fillojë në orën 11:00.

“Ju ftojmë të na përcillni nesër në një aksion simbolik pranë stacionit policor në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00. Aksioni vjen si kundërpërgjigje ndaj tentim-vrasjes së një gruaje në Fushë Kosovë nga bashkëshorti i saj, i arrestuar dy ditë më parë për dhunë në familje. Urojmë të na bashkangjiteni.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës. I dyshuar për rastin është bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Sami Bajqinca, ka thënë se gjendja shëndetësore e gruas është stabile dhe nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje emergjente në sallë operative.

“Pacientja aktualisht stabile. Për momentin nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje emergjente në sallë operative. Një procedurë urgjente që është vlerësu se ka nevojë i është kryer. Procedura diagnostikuese janë bërë. Është duke u trajtuar në Qendren Emergjente. Presim rezultatet e imazherisë për nevojë eventuale ndërhyrëse”, ka thënë Bajqinca për Telegrafin.

Në anën tjetër, nga Policia e Kosovës thanë për Gazetën Online Reporteri.net se hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, njoftuan nga Policia.