Plazhet më të qeta në Evropë

Kompania ajrore “Wizz Air” ka publikuar një listë të plazheve evropiane që kanë më pak turma. Këto destinacione janë ideale nëse doni të shijoni fundin e verës në qetësi. Plazhi në Durrës zuri vendin e parë. “Wizz Air” analizoi më shumë se 50 vende evropiane dhe plazhet e tyre më të njohura, sipas britanikes Metro. […] The post Plazhet më të qeta në Evropë appeared first on Albinfo.

Plazhet më të qeta në Evropë

Kompania ajrore “Wizz Air” ka publikuar një listë të plazheve evropiane që kanë më pak turma. Këto destinacione janë ideale nëse doni të shijoni fundin e verës në qetësi.

Plazhi në Durrës zuri vendin e parë.

“Wizz Air” analizoi më shumë se 50 vende evropiane dhe plazhet e tyre më të njohura, sipas britanikes Metro.

Përgatitja e kësaj liste përfshinte matjen e plazhit, ndarjen e zonës me madhësinë e peshqirit dhe më pas ndarjen me numrin mesatar të vizitorëve në ditë për të përcaktuar se sa hapësirë mund t’i ofrojë çdo plazh një vizitori.

Plazhi në Durrës, i cili është rreth 10.5 kilometra i gjatë, ka marrë notën 64.5, duke mposhtur vende të njohura në Francë, Portugali, Spanjë.

Lista e plotë e plazheve më të qeta evropiane:

Plazhi i Durrësit – 64.5

Plazhi në East Sussex të Britanisë – 61.1

Plazhi në Braq të Kroacisë – 54.1

Plazhi në Borsh të Shqipërisë – 43

Plazhi në Ramatuelle të Francës – 33.8

Plazhi në Algarve të Portugalisë – 24.3

Plazhi në Budva të Malit të Zi – 20.

The post Plazhet më të qeta në Evropë appeared first on Albinfo.