Po tentonin të kalonin kanalin La Mansh, raportohet për disa emigrantë të vdekur

Disa persona humbën jetën gjatë natës ndërsa përpiqeshin të kalonin Kanalin La Mansh nga Franca në Angli, sipas zyrtarëve francezë. “Disa emigrantë humbën jetën,” tha prefektura Pas-de-Calais për agjencinë e lajmeve AFP, pa specifikuar numrin e viktimave. Incidenti vjen më shumë se një javë pasi 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën [...]Read More...

Po tentonin të kalonin kanalin La Mansh, raportohet për disa emigrantë të vdekur

Disa persona humbën jetën gjatë natës ndërsa përpiqeshin të kalonin Kanalin La Mansh nga Franca në Angli, sipas zyrtarëve francezë.

“Disa emigrantë humbën jetën,” tha prefektura Pas-de-Calais për agjencinë e lajmeve AFP, pa specifikuar numrin e viktimave.

Incidenti vjen më shumë se një javë pasi 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën kur një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt në brigjet franceze, shkruan  BBC

Incidenti i 3 shtatorit ishte humbja më vdekjeprurëse e jetës në Kanal këtë vit. Autoritetet detare në Francë thanë se 200 njerëz u shpëtuan në një periudhë 24 orëshe gjatë të premtes dhe të shtunës.