Policia disiplinon sharrëxhinjtë

Zëdhënësi i SPB-Ohër Stefan Dimovski, i cili mbulon aktivitetin edhe të policisë në Dibër, për gazetën KOHA thotë se përdorimi i këtyre automjeteve paraqet rrezik potencial për pjesëmarrësit e tjerë The post Policia disiplinon sharrëxhinjtë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Policia disiplinon sharrëxhinjtë

Zëdhënësi i SPB-Ohër Stefan Dimovski, i cili mbulon aktivitetin edhe të policisë në Dibër, për gazetën KOHA thotë se përdorimi i këtyre automjeteve paraqet rrezik potencial për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion

Ditëve të fundit në Dibër policia ka ndërmarr kontrolle edhe të automjeteve që nuk janë të kategorizuara por që shpesh janë duke marre pjesë në komunikacion. Janë këta automjete të cilët nuk janë ligjërisht për tu evidentuar, por që pronarët e tyre i përdorin ata për të realizuar aktivitete të ndryshme për të përfituar mjete materiale. Udhëheqësia e Organit të punëve të brendshme në Dibër ka ftuar pronarët të këtyre automjeteve të pakategorizuara dhe i ka informuar për problemet që këta automjete mund të shkaktojnë në rrugët e qytetit, që do të thotë se me ata automjete nuk mund të lëvizin në qytet. Janë automjetet të vetkombinuara nga sharrëxhinjtë, por edhe automjete me të cilët transportohen mallra nëpër depot të kompanive tregtare që nuk janë të evidentuar. Pronarët të këtyre automjeteve të pakategorizuara e sidomos sharrëxhinjtë thonë se ata mbajnë familjet e tyre duke prere drunjtë dhe sigurojnë para për familjet, me që punë tjetër nuk kanë. Nëse ata pengohen në punën e tyre, ata do të protestojnë, theksojnë sharrëxhinjtë.

Zëdhënësi i SPB-Ohër Stefan Dimovski, i cili mbulon aktivitetin edhe të policisë në Dibër, për gazetën KOHA thotë se përdorimi i këtyre automjeteve paraqet rrezik potencial për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. “Reparti i policisë për siguri në komunikacion në Dibër gjatë punës të përditshme në sferën e komunikacionit ka vërejtur prezencë të automjeteve të pakategorizuara sipas llojit të automjetit. Këta automjete janë të përpunuar, të kombinuar nga pjesë të automjeteve nga automjete që janë jashtë përdorimit dhe shfrytëzohen edhe mjete të tjera – pajisje për prerjen e druve. Këta automjete nuk kanë vitin e prodhimit, nuk kanë elemente sigurie për pjesëmarrje në komunikacion që do të ishte në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacion dhe janë automjete të cilët janë të pacertifikuar. Sipas kësaj ata si automjete nuk mund të regjistrohen dhe nuk mund të jenë në evidence e MPB, dhe ata nuk mund të sigurohen me Polisë për sigurim. Prandaj këta automjete paraqesin rrezik potencial për sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion”, thotë zëdhënësi Stefan Dimovski. Ai potencon se ligjërisht, këta automjete nuk mund të lëvizin nëpër rrugët e qytetit dhe nuk mund të jenë pjesëmarrës në komunikacion.

Nga ana tjetër sharrëxhinjtë janë të revoltuar për këtë vendim. Ata thonë se pikërisht nga ky aktivitet i tyre ata mbijetojnë duke bërë zanatin e sharrëxhinjve, por që për të bërë këtë profesion ata duhet të përdorin automjetet të cilët i kanë adaptuar edhe në sharra. Në Dibër aktualisht funksionojnë pesë sharrëxhinj të cilët përdorin këta automjete të kombinuara dhe adaptuara në sharra, që punojnë me sistemin me avull. Një nga ata është edhe sharrëxhiu Lulzim Zeneli. Lulzimi për gazetën KOHA thotë se këtë aktivitet e punon 35 vjet, dhe mezi pret verën që të angazhohet për prerjen me sharrë të druve të dibranëve që ngrohen gjatë dimrit me dru.

“Nëse na pamundësohet që të lëvizim me këta automjete dhe sharra nëpër rrugë të Dibrës, ne do të mbesim pa punë dhe pa bukë. Jemi shumë të vetëdijshëm për rreziqet por ne të gjithë që merremi me këtë aktivitet, jemi shumë të kujdesshëm në rrugët e qytetit. Deri sot me vite nuk kemi patur problem e tani menjëherë, duhet të ndërpresim aktivitetit në fjalë. Nëse nuk na lejohet lëvizje dhe pamundësohet puna, do të organizohemi dhe do të protestojmë”, thotë Lulzim Zeneli.

Poshtu gjatë javëve të kaluara, policia ka bllokuar edhe disa automjete për mbartjen e materialeve që përdoren nëpër depo, por ndonjëherë janë prezent edhe në rrugë, me që me ata bëhet transporti i shumë mallrave. (koha.mk)

The post Policia disiplinon sharrëxhinjtë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .