Policia siguron video incizim ku i dyshuari shtiu me armë, ndërmerr masa

Policia ka njoftuar se është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Dol në Gjakovë. Në njoftim thuhet se kanë siguruar incizim ku G.T shihet duke gjuajtur me armë. Njoftimi i plotë: Në një rast përdorimi të armës arrestohet një i dyshuar […]

Policia siguron video incizim ku i dyshuari shtiu me armë, ndërmerr masa

Policia ka njoftuar se është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Dol në Gjakovë.

Në njoftim thuhet se kanë siguruar incizim ku G.T shihet duke gjuajtur me armë.

Njoftimi i plotë:

Në një rast përdorimi të armës arrestohet një i dyshuar dhe sekuestrohet një armë zjarri

Gjakovë, 6 gusht 2024

Stacioni Policor në Gjakovë, pasi kishte siguruar një video incizim ku i dyshuari G. T., mashkull kosovar i moshës madhore, me datën 03.08.2024 në fshatin Dol në Gjakovë, shihej duke shtëne me armë zjarri, ka ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore si rezultat i të cilave i dyshuari është arrestuar. Në posedim të tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, mbi dyshimin se e njëjta ishte përdorur në rastin e raportuar.

Veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast penal “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.