Presidencialet në SHBA, Papa Françesku thirrje amerikanëve: Zgjidhni të keqen më të vogël

Papa Françesku ka reaguar me kritika lidhur me deklaratat e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump për planin e tij për të dëbuar miliona emigrantë dhe gjithashtu lidhur me deklaratat e zëvendëspresidentes Kamala Harris për mbështetjen e saj për të drejtat e abortit. Kur u pyet për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Papa tha se deklaratat për emigrantë [...]Read More...

Presidencialet në SHBA, Papa Françesku thirrje amerikanëve: Zgjidhni të keqen më të vogël

Papa Françesku ka reaguar me kritika lidhur me deklaratat e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump për planin e tij për të dëbuar miliona emigrantë dhe gjithashtu lidhur me deklaratat e zëvendëspresidentes Kamala Harris për mbështetjen e saj për të drejtat e abortit.

Kur u pyet për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Papa tha se deklaratat për emigrantë ishin një mëkat “i rëndë”, ndërsa e krahasoi abortin me “vrasje”.

Papa tha se katolikët amerikanë duhet “të zgjedhin të keqen më të vogël” kur të votojnë.

/abcnews.al/