Presidentja e Kosovës në takim me Goffus: Hapja e urës së Ibrit duhet të bëhet në koordinim me aleatët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus. Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani në takim ka deklaruar se Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe KFOR-in për adresimin e sfidave në fushën e sigurisë. Tutje, ajo ka falënderuar NATO-n […] The post Presidentja e Kosovës në takim me Goffus: Hapja e urës së Ibrit duhet të bëhet në koordinim me aleatët appeared first on Albinfo.

Presidentja e Kosovës në takim me Goffus: Hapja e urës së Ibrit duhet të bëhet në koordinim me aleatët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani në takim ka deklaruar se Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe KFOR-in për adresimin e sfidave në fushën e sigurisë.

Tutje, ajo ka falënderuar NATO-n për angazhimin e deritashëm për paqe, siguri dhe stabilitet dhe në këtë kontekst ritheksoi objektivin strategjik të Kosovës për integrim në komunitetin euroatlantik, duke shprehur besimin se anëtarësimi në NATO do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit, transmeton albinfo.ch.

Në takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin për hapjen e urës, porse ka potencuar rëndësinë e mirëmbajtjes së komunikimit, koordinimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, për hartimin e një plani të përbashkët të zbatimit për hapjen e urës.

Sipas saj, hapja e urës është veprim në funksion të normalizimit dhe integrimit në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

 

The post Presidentja e Kosovës në takim me Goffus: Hapja e urës së Ibrit duhet të bëhet në koordinim me aleatët appeared first on Albinfo.