Presidentja Osmani nënshkruan sot grantin në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh me USAID-in

Osmani dhe USAID sot nënshkruajnë grantin në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh The post Presidentja Osmani nënshkruan sot grantin në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh me USAID-in appeared first on Albinfo.

Presidentja Osmani nënshkruan sot grantin në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh me USAID-in

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID sot nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Presidencës.

“Më 21.08.2024, në orën 11:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Amendamenti nr. 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID”, thuhet në njoftim.

Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të deklarohen për media.

 

The post Presidentja Osmani nënshkruan sot grantin në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh me USAID-in appeared first on Albinfo.