Presidentja publikon albumin me krerët ndërkombëtarë që i takoi në Paris

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Paris të Francës, ku dje u prit nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron, në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike. Osmani tha se në Pallatin Elysee u takua edhe me liderë e delegacione nga e mbarë bota, ku tha se folën për raportet në mes […]

Presidentja publikon albumin me krerët ndërkombëtarë që i takoi në Paris
presidentja-publikon-albumin-me-kreret-nderkombetare-qe-i-takoi-ne-paris

presidentja-publikon-albumin-me-kreret-nderkombetare-qe-i-takoi-ne-paris

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Paris të Francës, ku dje u prit nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron, në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike.

Osmani tha se në Pallatin Elysee u takua edhe me liderë e delegacione nga e mbarë bota, ku tha se folën për raportet në mes shteteve.

“Në pritjen nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, takuam liderë dhe delegacione nga mbarë bota dhe diskutuam për raportet ndërmjet shteteve tona. Fuqizimi i miqësive dhe partneriteteve me shtetet anekënd botës është në interes të vendit dhe qytetarëve tanë”, shkroi Osmani.

Më tej, Osmani ndau listën e gjatë të takimeve që ka zhvilluar në Paris, ku ndër ta ishte ai me Zonjën e Parë të ShBA-ve, Jill Biden, kryeministrin e Britanisë, Mbretin e Holandës, Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës, ata të Belgjikës, e shumë të tjerë.

Më poshtë gjeni listën e plotë të takimeve të Osmanit në Paris:

Përveç Presidentit francez dhe Zonjës së Parë franceze, gjatë ngjarjeve zyrtare takuam gjithashtu Zonjën e Parë të SHBA-ve, Dr. Jill Biden; Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar; Mbretin e Holandës; Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës; Mbretin dhe Mbretëreshën e Belgjikës; Emirin e Katarit; Mbretin e Butanit; Dukën dhe Dukeshën e Luksemburgut; Presidentin e Paraguajit; Kryeministrin e Holandës; Presidentin e Madagaskarit; Presidentin e Polonisë; Presidentin e Portugalisë; Kryeministrin e Belgjikës; Presidenten e Sllovenisë; Presidentin e Singaporit; Presidentin e Bullgarisë; Presidenten e Gjeorgjisë; Kryeministrin e Sao Tome dhe Principes; Presidentin e Xhibutit; Presidenten e Etiopisë; Presidentin e Guinea-Bissau; Presidentin e Letonisë; Presidentin e Sierra Leones; Zv.Presidentin e Zimbabvesë; Kryeministrin e Sllovenisë; Kryeministrin e Shqipërisë; Presidentin e Kirgizistanit; Presidentin e Bosnje dhe Hercegovinës; Presidentin e Malit të Zi; Kryeministrin e Irlandës; Kryeministrin e Libanit; Kryeministrin e Austrisë; Kryeministrin e Lihtenshtajnit; Kryeministrin e Malit të Zi; Zonjën e Parë të Brazilit, si dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë të pranishëm në këto aktivitete.