Programi gjithëditor në Prishtinë, Rama: Prindërit do të kenë më pak stres

Komuna e Prishtinës ka prezantuar programin e ri të mësimit gjithëditor në pesë shkollat e Kryeqytetit, ndërsa qëllim i tij u tha se është përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe avancimi i aftësive të fëmijëve përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare. Gjatë prezantimit të këtij programi, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se kjo do të ketë ndikim […]

Programi gjithëditor në Prishtinë, Rama: Prindërit do të kenë më pak stres
programi-gjitheditor-ne-prishtine,-rama:-prinderit-do-te-kene-me-pak-stres

programi-gjitheditor-ne-prishtine,-rama:-prinderit-do-te-kene-me-pak-stres

Komuna e Prishtinës ka prezantuar programin e ri të mësimit gjithëditor në pesë shkollat e Kryeqytetit, ndërsa qëllim i tij u tha se është përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe avancimi i aftësive të fëmijëve përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare.

Gjatë prezantimit të këtij programi, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se kjo do të ketë ndikim edhe tek prindërit, pasi nuk do të kenë nevojë t’i marrin fëmijët në mesditë.

“Mbi te gjitha do të ketë me pak stres te prindërit sepse nuk kanë nevoje të shkojnë t’i marrin fëmijët në shkollë. Prindërit munden me u fokusu diku tjetër dhe jo të shkojnë t’i marrin në mes të ditës. Mësimi tërëditor i bënë më të përmbushur edhe prindërit dhe fëmijët”, tha Rama.

E drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se qëllimi i këtij programi është ngritja e cilësisë dhe shndërrimi në model për komunat tjera.

“Qëllimi është ngritja e cilësisë së arsimit dhe të jetë edhe model në komunat tjera. Ka edhe shtete qe e praktikojnë mësimin tërëditor nga 1 deri 5. Kemi siguruar mjete dhe do t’ju mundësojmë që korrikula bazë të realizohet në mënyrë më kreative. Kemi marre sportist në mënyrë qe t’i realizojmë në mënyrë profesionale lëndën e sportit”, u shpreh ajo.