Prokuroria në RMV ka hapur lëndë pasi dje në IShP është ndërprerë rryma në hapësirat ku testohen sëmundjet infektive

Pas informacionit në opinion se dje në Institutin e Shëndetit Publik është ndërprerë qëllimisht furnizimi me energji elektrike i odave në të cilat mbahen reagentët për testimin e sëmundjeve infektive dhe joinfektive, Prokuroria Publike krijoi me urgjencë lëndë pas zërave të ngritur për të shqyrtuar nëse në rastin konkret ka shenja të një vepre penale, […]

Prokuroria në RMV ka hapur lëndë pasi dje në IShP është ndërprerë rryma në hapësirat ku testohen sëmundjet infektive
Prokuroria Themelore Publike Shkup, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Pas informacionit në opinion se dje në Institutin e Shëndetit Publik është ndërprerë qëllimisht furnizimi me energji elektrike i odave në të cilat mbahen reagentët për testimin e sëmundjeve infektive dhe joinfektive, Prokuroria Publike krijoi me urgjencë lëndë pas zërave të ngritur për të shqyrtuar nëse në rastin konkret ka shenja të një vepre penale, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të seriozitetit të pasojave të mundshme të dëmshme në shëndetin e njerëzve që mund të shkaktohen nga një veprim i tillë, si dhe për shkak të mundësisë që bëhet fjalë për vepër penale kundër shtetit si diversion apo sabotim, prokurorët publikë në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, së bashku me hetuesit nga qendrat hetimore të Prokurorisë kanë dalë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet hetimore”, njoftojnë nga Prokuroria.

Mblidhet dokumentacioni, zhvillohen biseda me persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe bëhen të gjitha kontrollet e nevojshme dhe publiku do të njoftohet për rezultatin e veprimeve të ndërmarra.