Protesta në Bangladesh, të paktën 20 të plagosur gjatë përplasjeve me policinë

Të paktën 20 persona u plagosën në përleshjet në Bangladesh gjatë ditës së sotme. Gjatë tubimit policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba plastikë për të shpërndarë turmat ndërsa mijëra qytetarë protestuan në kryeqytet dhe qytete të tjera duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sheikh Hasina. Protestuesit po kërkonin drejtësi për familjet e 150 personave të vrarë në trazirat [...]Read More...

Protesta në Bangladesh, të paktën 20 të plagosur gjatë përplasjeve me policinë

Të paktën 20 persona u plagosën në përleshjet në Bangladesh gjatë ditës së sotme. Gjatë tubimit policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba plastikë për të shpërndarë turmat ndërsa mijëra qytetarë protestuan në kryeqytet dhe qytete të tjera duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sheikh Hasina.

Protestuesit po kërkonin drejtësi për familjet e 150 personave të vrarë në trazirat e dhunshme muajin e kaluar në margjinat e protestave mbi sistemin e rekrutimit në sektorin publik.

Mijëra të rinj marshuan sot, më 2 gusht, në Dhaka duke brohoritur “duam drejtësi” dhe duke mbajtur pankarta me slogane kundër qeverisë.

Në zona të tjera, ndërtesat u dogjën, duke përfshirë një zyrë lokale të partisë në pushtet Awami League.

/abcnews.al/