Pse Kate Middleton zgjodhi të vishte ngjyrën vjollcë në daljen e fundit publike

Kate mori pjesë në turneun e tenisit Ëimbledon më 14 korrik, e shoqëruar nga vajza dhe motra e saj, dhe për këtë rast, kshte zgjedhur një fustan të bërë me porosi nga marka luksoze me bazë në Londër, Safiyaa. Nuanca e gjallë e vjollcës ishte një shenjë e ngjyrave zyrtare të Klubit të Tenisit dhe […]

Pse Kate Middleton zgjodhi të vishte ngjyrën vjollcë në daljen e fundit publike

Kate mori pjesë në turneun e tenisit Ëimbledon më 14 korrik, e shoqëruar nga vajza dhe motra e saj, dhe për këtë rast, kshte zgjedhur një fustan të bërë me porosi nga marka luksoze me bazë në Londër, Safiyaa.

Nuanca e gjallë e vjollcës ishte një shenjë e ngjyrave zyrtare të Klubit të Tenisit dhe Kroketit në Laën All England, ku ajo është mbrojtëse. Po ashtu kjo ngjyrë lidhet me gjakun blu, dhe shpesh zgjidhej edhe nga e ndjera mbretëresha Elizabeth, e cila i ashuronte ngjyrat e ndezura.

Kate ka një histori të zgjedhjes së ngjyrave të zgjuara për pamjen e saj në Ëimbledon, dhe ajo e bëri këtë përsëri këtë vit, tha për PEOPLE Bethan Holt, drejtoresha e modës.
Veshja lejla nxjerr në pah se sa i rëndësishëm është ky rol për të dhe pse zgjodhi këtë event për të bërë daljen e saj të dytë publike këtë vit. Është gjithashtu ngjyra e guximit, e cila mund të jetë një referencë indirekte për luftën kundër sëmundjes.
Mendoj se ajo dukej kaq bukur dhe ishte e mrekullueshme ta shihje atë kaq të relaksuar.
Jam e sigurtë se shumë njerëz do ta shihnin sa e lumtur dukej ajo dhe do të merrnin zemër nga kjo. Është me të vërtetë një lloj fener shprese për shumëkënd, por vjen edhe me shumë presion. Nga ana tjetër, ajo ka një ekip të tërë njerëzish që e ndihmojnë dhe burime në të cilat ne të tjerët nuk kemi qasje, por mendoj se vetëm prania e saj mund të ngrejë vërtet humorin e njerëzve.”