Qytetarët pritet të diskutojnë për përfitimet që sjell hapja e Urës së Ibrit

Në 11:00 në Mitrovicën e Veriut mbahet një takim për hapjen e urës së Ibrit, Kurti bëri thirrje që të shkojnë edhe serbët The post Qytetarët pritet të diskutojnë për përfitimet që sjell hapja e Urës së Ibrit appeared first on Albinfo.

Qytetarët pritet të diskutojnë për përfitimet që sjell hapja e Urës së Ibrit

Komuna e Mitrovicës së Veriut organizon sot një takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”, përcjell albinfo.ch.

Aty, veç kryetarit Erden Atiq, do të marrin pjesë edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani dhe zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Lidhur me këtë takim, dje, Kryeministri Albin Kurti tha se aty pritet të diskutohet për përfitimet nga hapja e Urës së Ibrit.

Ai i ka ftuar qytetarët serbë që të marrin pjesë në këtë diskutim, në të cilin ai ka thënë se do të diskutohet për përfitimet që qytetarët do të kenë nga hapja e Urës së Ibrit.

Takimi është paraparë të nis nga ora 11:00 dhe mbahet në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut.

The post Qytetarët pritet të diskutojnë për përfitimet që sjell hapja e Urës së Ibrit appeared first on Albinfo.