Rama për videot me plazhe bosh: Sulm i organizuar, këtë vit ka 25% më shumë kosovarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka komentuar videot me plazhet bosh në jug të Shqipërisë dhe jo vetëm. “Dua të përfitoj nga rasti duke qenë se këtu janë të pranishëm jo vetëm një pjesë e bashkive kryesore sa i përket turizmit, por edhe të tjerët. Tendenca e flukseve turistike për të shkuar përtej detit […]

Rama për videot me plazhe bosh: Sulm i organizuar, këtë vit ka 25% më shumë kosovarë
rama-per-videot-me-plazhe-bosh:-sulm-i-organizuar,-kete-vit-ka-25%-me-shume-kosovare

rama-per-videot-me-plazhe-bosh:-sulm-i-organizuar,-kete-vit-ka-25%-me-shume-kosovare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka komentuar videot me plazhet bosh në jug të Shqipërisë dhe jo vetëm.

“Dua të përfitoj nga rasti duke qenë se këtu janë të pranishëm jo vetëm një pjesë e bashkive kryesore sa i përket turizmit, por edhe të tjerët. Tendenca e flukseve turistike për të shkuar përtej detit dhe për të eksploruar pika të tjera, është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm, ka një një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin. Kam folur me kryetarët e bashkive, janë skandalizuar nga shumë video lajme komente të rreme të manipuluara.

Faktet janë në terren. Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe të sigurisë kibernetike, profile false që përdoren për këtë sulm. Kjo është njëra anë e medaljes që vlen, ajo që vjet ishte çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës, erdhi me sfida të reja komplekse që kanë të bëjnë me të gjithë elementët. Sivjet faktikisht para pak ditësh Komisioni Europian i udhëtimeve dhe nxori klasifikimin dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje.

Përpjekje e ulët që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ndërkohë këtë vit ka 25% më shumë se vjet. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, polak. Për të ulur një charter në Aeroportin e Tiranës duhet të prenotosh tre ditë para. Në aeroportin e Tiranës ka filluar punë intensive për zgjerimin e pistave dhe hapësirave”, u shpreh Rama.

Por, Rama, me një gjuhë të ashpër, kritikoi tur-operatorët e Vlorës dhe jugut në përgjithësi që kanë rritur ndjeshëm çmimet për turistët.