Ramadani: Projektligji për KPM-në në përputhje me AMVS e BE-së, kemi futur rekomandimet në të

Kryetari i Komisionit për Medie, Valon Ramadani thotë për “Front Online” se Projektligji për KPM-në është i një rëndësie të veçantë dhe që sipas tij, e rregullon një temë që sa është komplekse edhe po përflitet shumë. “Ligji që tashmë është miratuar është i një rëndësie të veçantë dhe rregullon një temë që përpos që […]

Ramadani: Projektligji për KPM-në në përputhje me AMVS e BE-së, kemi futur rekomandimet në të
ramadani:-projektligji-per-kpm-ne-ne-perputhje-me-amvs-e-be-se,-kemi-futur-rekomandimet-ne-te

ramadani:-projektligji-per-kpm-ne-ne-perputhje-me-amvs-e-be-se,-kemi-futur-rekomandimet-ne-te


Kryetari i Komisionit për Medie, Valon Ramadani thotë për “Front Online” se Projektligji për KPM-në është i një rëndësie të veçantë dhe që sipas tij, e rregullon një temë që sa është komplekse edhe po përflitet shumë.

“Ligji që tashmë është miratuar është i një rëndësie të veçantë dhe rregullon një temë që përpos që është komplekse, e njëjta edhe përflitet e qarkullon shumë sepse i prekë direkt mediat. Andaj marrë parasysh gjithë këto është normale që të ketë reagime”, thotë Ramadani.

Ramadani potencon se për shtatë muaj rresht për këtë ligj është diskutuar, dëgjuar e janë pranuar komente nga të gjithë akterët dhe që sipas tij, për asnjë ligj nuk është përfolur sa për të.

“Po ajo çka është më e rëndësishmja është që për këta 7 muaj ne si Kuvend kemi diskutuar, dëgjuar, e pranuar komente nga të gjithë akterët e mundshëm, bile mund të themi që kemi diskutuar më shumë se për çdo ligj tjetër”, thotë ai.

Deputeti i VV-së shton se në Projektligjin për KPM-në një pjesë e madhe e rekomandimeve janë futur në të.

 “Një pjesë e madhe e rekomandimeve tani më janë pjesë e ligjit dhe e kanë përmirësuar atë, gjë për të cilën u jemi falenderues,  dhe për këtë gjë edhe shoqëria civile edhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar duhet të jenë krenarë, por edhe duhët të vlerësojnë bashkëpunimin tonë që kemi pasur me ta”, thekson deputeti Ramadani.

Ai shton se Projekligji në fjalë është në përputhshmëri të plotë me direktivën e AVMS të BE-së.

“Ligjin nuk e ndalim dot nga dërgimi në Kushtetuese nga ana e opozitës, ama për këtë gjë duhet pasur një bazë. Ky ligj është në përputhshmëri të plotë me Direktivën AVMS të Bashkimit Evropian, këtë gjë e përmend edhe ekspertja e KE në faqen 19 të raportit të saj, dhe në faqën 39”, përfundon deputeti Ramadani për Front Online.