Revizioni në Maqedoninë e Veriut ka gjetur parregullsi të ndryshme në tenderët e tetë komunave

Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoninë e Veriut ka kryer revizionin në tetë komuna të vendit, në duke konstatuar disa parregullsi të ndryshme, transmeton Portalb.mk. “Subvencionimi i ndërmarrjeve publike dhe financimi i shoqatave qytetarë dhe ekipeve sportive është kryer pa kritere, pa kompletimin e kërkesës dhe të tjera”, vlerësoi Revizioni, duke theksuar që 119 887 […]

Revizioni në Maqedoninë e Veriut ka gjetur parregullsi të ndryshme në tenderët e tetë komunave
Arkiv dokumentesh, fotografi nga Meta.mk

Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoninë e Veriut ka kryer revizionin në tetë komuna të vendit, në duke konstatuar disa parregullsi të ndryshme, transmeton Portalb.mk.

“Subvencionimi i ndërmarrjeve publike dhe financimi i shoqatave qytetarë dhe ekipeve sportive është kryer pa kritere, pa kompletimin e kërkesës dhe të tjera”, vlerësoi Revizioni, duke theksuar që 119 887 000 denarë janë shpenzuar në këtë drejtim, transmeton Portalb.mk.

Në hulumtim raportohet që 56 410 000 denarë janë shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa 10 122 000 denarë janë shfrytëzuar për blerjen publike, pa i respektuar procedurat për blerje publike.

Parregullsi tjera si shmangia e pagesave për kompensime të ndryshme, parregullsi në realizimin e marrëveshjeve publiko-private, llogaria përfundimtare, etj.

Në hulumtim janë përfshirë 54 raporte financiare nga tetë komunat, 4 miliardë denarë të ardhura dhe 3.6 miliardë shpenzime, për çka janë dhënë 142 rekomandime në tejkalimin, gjegjësisht ndryshimin e gjendjes.