RMV, kubet e pasigurta për supë të “Podravkës” nuk ishin në raftet e marketeve, por në magazina

Kubet i viçit për supë me seri 0507241 me afat kohor 05.07.2025 dhe kubet e pulës me seri 0307241 me afat 3.07.2025 gjenden ne magazinat e “Podravka Macedonia” dhe nuk janë shpërndarë aspak për shitje me pakice. Kështu thuhet në reagimin e kompanisë, pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dje ka nisur procedurë urgjente […]

RMV, kubet e pasigurta për supë të “Podravkës” nuk ishin në raftet e marketeve, por në magazina
Foto kollazh nga Meta.mk

Kubet i viçit për supë me seri 0507241 me afat kohor 05.07.2025 dhe kubet e pulës me seri 0307241 me afat 3.07.2025 gjenden ne magazinat e “Podravka Macedonia” dhe nuk janë shpërndarë aspak për shitje me pakice. Kështu thuhet në reagimin e kompanisë, pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dje ka nisur procedurë urgjente për tërheqjen nga tregu të kubeve të supës potencialisht të pasigurta nga Kroacia, për shkak të pranisë së mundshme të një “trupi të huaj”, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për një kub të supës së viçit të prodhuesit “Podravka”, seria 0507241, me afat ruajtje 05.07.2025 dhe një kub supë pule seri 0307241, me afat ruajtje 03.07.2025. Konsumatorët që kanë blerë produktet e treguara me këta numra serialë, të mos i përdorin, as t’i kthejnë në vendin ku i kanë blerë, apo t’i shkatërrojnë”, tha AUV.

“Podravka” mohon që këto seri të jenë ofruar për konsumatorët në markete.

“Pas marrjes së informacionit zyrtar për kontaminim të mundshëm për shkak të dëmtimit mekanik të makinës për prodhimin e kubeve yndyrore te prodhuesi në Republikën e Kroacisë, të dy llojet e kubeve yndyrore janë bllokuar në depon e “Podravka Macedonia”, me udhëzim për pezullim të çdo shpërndarje në rrjetin e shitjes me pakicë. Konsumatorët të jenë të qetë sepse “Podravka”, si kompani me përgjegjësi shoqërore, u garanton se tufat e kontestuara të kubeve të yndyrës nuk janë hedhur fare në treg”, thonë nga atje.