RMV, lista pozitive e barnave do të jetë funksionale nga 16 shtatori

Lista pozitive e barnave do të jetë funksionale nga 16 shatotori, bëri të ditur drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Klekovski, transmeton Portalb.mk. “Hapin e parë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore e bëmë me listën pozitive, e cila nuk është përditësuar që nga viti 2014 dhe i ishte shtua vetëm një medikament. Tani kemi […]

RMV, lista pozitive e barnave do të jetë funksionale nga 16 shtatori
Photo by Roberto Sorin on Unsplash

Lista pozitive e barnave do të jetë funksionale nga 16 shatotori, bëri të ditur drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Klekovski, transmeton Portalb.mk.

“Hapin e parë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore e bëmë me listën pozitive, e cila nuk është përditësuar që nga viti 2014 dhe i ishte shtua vetëm një medikament. Tani kemi miratuar nëntë gjenerikë që mund të çojnë në 56 brend barnave. Shpallja publike është në vazhdim, si furnizues të mundshëm janë paraqitur Alkaloid, Krka, Belupo dhe kompani të tjera. Presim që deri më 16 shtator barnat e reja të jenë të disponueshme në sistem dhe në barnatore dhe mjekët amë të fillojnë me lëshimin dhe përdorimin e tyre”, tha Klekovski pas takimit të sotëm me gazetarët në FSSh,

Ai tha se në dy muajt e fundit, FSSh ka punuar në identifikimin e të gjitha problemeve dhe ka komunikuar me të gjitha palët e interesuara për planifikimin e periudhës së ardhshme.

Nëntë barna, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, depresionin dhe demencën, janë pjesë e listës pozitive.

Ministri theksoi se në këtë proces janë angazhuar ekspertë të cilët kanë punuar për disa ndryshime ligjore, hartimin e një rregulloreje të re me praktika evropiane dhe një metodologji të re për vendosjen e barnave në listën pozitive.

Ndryshe, më 16 gusht, Taravari paralajmëroi se pas 6 muajsh do të rishikohen sërish mundësitë për një zgjerim të ri të listës pozitive për t’ua lehtësuar pacientëve.

“Pas 6 muajsh planifikojmë ta zgjerojmë listën plus me disa barna të tjera, megjithatë do të duhet të ulemi me drejtorin e Fondit, të shohim se cilat janë mundësitë që disa barna të tjera të jenë në listën pozitive dhe t’ua lehtësojmë kryesorëve në resorin tonë, dhe ata janë pacientët, ndërsa ne jemi të gjithë pacientë potencialë”, tha Taravari.