RMV, Qeveria krijoi një trup për rregullim, pa akreditim dhe leje pune do të mbesin institucionet e arsimit të lartë që nuk heqin mangësitë

Gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Qeverisë formuar një trup dhe është obliguar ministrja e Arsimit dhe Shkencës së bashku me këtë trup që të dalin në terren dhe të analizojnë të gjitha universitetet dhe fakultetet, shtetërore dhe private. Aty ku do të  konstatohen mangësi, atyre duhet t’u jepet një afat i arsyeshëm për […]

RMV, Qeveria krijoi një trup për rregullim, pa akreditim dhe leje pune do të mbesin institucionet e arsimit të lartë që nuk heqin mangësitë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto: Meta.mk

Gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Qeverisë formuar një trup dhe është obliguar ministrja e Arsimit dhe Shkencës së bashku me këtë trup që të dalin në terren dhe të analizojnë të gjitha universitetet dhe fakultetet, shtetërore dhe private. Aty ku do të  konstatohen mangësi, atyre duhet t’u jepet një afat i arsyeshëm për t’i hequr ato mangësi. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të mbyllen, theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske për paralajmërimin se Qeveria po planifikon reforma në arsimin e lartë dhe vendos rend në institucionet, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri është decid që institucionet e arsimit të lartë në vend që kanë mangësi do të kenë një afat të arsyeshëm për t’i hequr ato. Nëse mangësitë nuk eliminohen, objektet e tilla do të mbeten pa akreditim dhe nuk do të kenë leje pune.

„Këtë e them unë haptazi. Pse? Sepse më vjen turp në dy vende ku isha në Uashington dhe në Londër, ku pata rastin të bisedoja me kolegët nga fqinjësia njëri dhe tjetri dhe i treti, më thanë – diplomat tek ju fitohen brenda një dit dhe na bëjnë problem në vendet tona. Nuk mund të ndodhë më. Kjo nuk mund të ndodhë, aq më tepër që unë vij nga arsimi i lartë. Diplomat nuk mund të merren brenda ditës kjo duhet të ndryshohet. Do të kenë një periudhë të arsyeshme për të hequr mangësitë. Ata që nuk i heqin mangësitë do të duhet të mbyllen. Të humbin lejet e punës, të humbet licenca, akreditimi”, potencoi  Kryeministri Mickoski.

Ndryshe, në një intervistë për Meta.mk, ministrja e re e arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska, e cila këtë post ministror e mori muajin e kaluar nga paraardhësi i saj Jeton Shaqiri, tha se Maqedonia e Veriut ka shumë fakultete dhe universitete që nuk kontribuojnë për avancimin e sistemit arsimor. Shteti është një eksportues i intelektualëve dhe talenteve të rinj, ndërsa nuk ka plan se çfarë të bëjë që t’i mbajë ato, tha ajo, duke shtuar se pagat e profesorëve universitarë u rritën dhe tani ata duhet ta bëjnë pjesën e tyre për vendin dhe të angazhohen në fushat e tyre për ta përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë dhe pozicionimin ndërkombëtar të institucioneve.

Në një paraqitje në televizionin Alfa, ajo tha se Ministria pranon ankesa për punën e disa universiteteve dhe fakulteteve. Sipas saj, janë të nevojshme procedura serioze, transparente dhe ligjore kundër erozionit të arsimit të lartë.

Ajo informoi se aktualisht janë në procesim gjithsej tre denoncime për institucionet e arsimit të lartë, një për universitet shtetëror dhe dy për universitete privat, njëri prej të cilëve është për universitetin privat të Ramiz Merkos.