Sa konsumohet alkooli në Zvicër
Konsumi i alkoolit po bie – por pirja e tepërt është rritur. Shifrat nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se shumica dërrmuese e popullsisë pi – 83% e saj. Më shumë se gjysma pi një pije të paktën një herë në javë, por norma ditore është ulur ndjeshëm nga viti 1992. Nga 30% në 12% […] The post Sa konsumohet alkooli në Zvicër appeared first on Albinfo.
Konsumi i alkoolit po bie – por pirja e tepërt është rritur. Shifrat nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se shumica dërrmuese e popullsisë pi – 83% e saj.
Më shumë se gjysma pi një pije të paktën një herë në javë, por norma ditore është ulur ndjeshëm nga viti 1992. Nga 30% në 12% sot, transmeton albinfo.ch.
Por dehja e rastësishme është rritur – e përcaktuar si më shumë se 4 pije për gratë dhe 5 për burrat. Rritje 5% për femrat dhe 3% për meshkujt.
Ky është një trend i ndjekur kryesisht nga adoleshentët dhe të rinjtë.
Vera është pija më e njohur – gjysma e popullsisë pi një gotë të paktën një herë në javë, birra pason me 38%.
The post Sa konsumohet alkooli në Zvicër appeared first on Albinfo.