Safet Kabashaj jep dorëheqje nga Bordi i RTK-së
Safet Kabashaj ka dhënë dorëheqje nga bordi i Radio Televizionit të Kosovës pas lajmit të rremë të Slobna Bosna të publikuar më pas nga RTK-ja. Kabashaj e ka konfirmuar dorëheqjen. “Po, është e saktë. Kam dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Bordit të RTK-së”, tha ai për Nacionalen. Dorëheqja e Kabashaj vjen një ditë Besnik […]
Safet Kabashaj ka dhënë dorëheqje nga bordi i Radio Televizionit të Kosovës pas lajmit të rremë të Slobna Bosna të publikuar më pas nga RTK-ja.
Kabashaj e ka konfirmuar dorëheqjen.
“Po, është e saktë. Kam dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Bordit të RTK-së”, tha ai për Nacionalen.
Dorëheqja e Kabashaj vjen një ditë Besnik Boletinin dhe Arta Berisha dhanë dorëheqje nga pozitat e kryetarit dhe anëtares të Bordit.
Boletini bëri të ditur dje se dorëheqja e tij lidhet me skandalin e artikullit të Slobodna Bosna të publikuar në RTK, ku u linçuan Gazeta Nacionale dhe portali Periskopi.
Ai ka bërë me dije se gjetjet e raportit tregonin në mënyrë të qartë se RTK i kishte shkelur standardet profesionale. Ai ka akuzuar zëvendësdrejtorin e RTK-së, Adi Krasta, se nuk ka dashur të marr masa ndaj atyre që shkaktuan skandalin.