“Sazani, projekt i madh zhvillimi”, AFP: Nga bastion ushtarak në destinacion luksoz

Dëshira e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për të rinovuar bukurinë e egër të ishullit të Sazanit në Shqipëri dhe ambiciet e tyre për ndërtimin e vilave luksoze në këtë vend me një histori të pasur ushtarake ka tërhequr vëmendjen e medias franceze AFP. “Ishulli, dikur një bazë ushtarake me bunkerë të fortifikuar dhe tunele [...]Read More...

“Sazani, projekt i madh zhvillimi”, AFP: Nga bastion ushtarak në destinacion luksoz

Dëshira e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për të rinovuar bukurinë e egër të ishullit të Sazanit në Shqipëri dhe ambiciet e tyre për ndërtimin e vilave luksoze në këtë vend me një histori të pasur ushtarake ka tërhequr vëmendjen e medias franceze AFP.

“Ishulli, dikur një bazë ushtarake me bunkerë të fortifikuar dhe tunele të ndërlikuara për t’i bërë ballë një sulmi bërthamor, është tani në qendër të një projekti të madh zhvillimi”, raporton media prestigjioze, teksa tregon pamjet nga Sazani.

Gjatë periudhës së sundimit të Enver Hoxhës, Sazani ishte një bastion i fortifikimeve ushtarake, i mbushur me mbi 2,840 bunkerë të armatosur dhe një labirint tunelesh nëntokësore.

“Sazani ishte i armatosur rëndë. Kishte një vend strategjik jo vetëm në rajonin e Adriatikut edhe në detin jon por edhe në Mesdhe.”, tha Ylli Mecaj, ish ushtar.

Plani për zhvillimin e Sazanit është ende në fazat e hershme dhe kërkon miratimin e mëtejshëm nga qeveria shqiptare para se të fillojnë ndërtimet. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, ka shprehur entuziazmin e tij për ndikimin pozitiv që ky projekt mund të ketë në ekonominë lokale.

“Mezi presim të fillojë sepse kjo shkakton reaksione zinxhir për ekonominë e qytetit”, tha kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.

Me Sazanin që tani është një atraksion turistik dhe një vend me rëndësi strategjike historike, zhvillimi i tij është një hap i rëndësishëm në transformimin e ishullit të dikurshëm ushtarak në një destinacion luksoz./abcnews.al