Sejdiu: Sivjet 61 mjekë e lanë punën në Kosovë

Nga janari i këtij viti e deri më tash 61 mjekë kosovar kanë kërkuar vërtetime për largim e punësim jashtë Kosovës. Pagat e ulëta, kushtet e punës e mungesa e specializimeve, thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi. Kështu po thotë për Front Online kreu i Odës së Mjekëve, Pleurat […]

Sejdiu: Sivjet 61 mjekë e lanë punën në Kosovë
sejdiu:-sivjet-61-mjeke-e-lane-punen-ne-kosove

sejdiu:-sivjet-61-mjeke-e-lane-punen-ne-kosove

Nga janari i këtij viti e deri më tash 61 mjekë kosovar kanë kërkuar vërtetime për largim e punësim jashtë Kosovës.

Pagat e ulëta, kushtet e punës e mungesa e specializimeve, thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi.

Kështu po thotë për Front Online kreu i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

Sejdiu potencoi se njëra ndër arsyet kryesore për largimin e mjekëve është çështja e pagës.

“Janë 61 mjekë që kanë tërhequr vërtetimet me qëllim largimi dhe punësimi jashtë Kosovës. Arsyet janë të shumta, por kryesorja ajo e pagave dhe kushtet e punës”, njoftoi Sejdiu për Front Online.

Dreshaj: Largimi i mjekëve nga Kosova është brengosës, Qeveria s’po i përmirëson kushtet

Largimi i mjekëve nga Kosova për deputetët opozitar përbën fakt brengosës.

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha për Front Online se mjekët po largohen për shkak të  pagave e kjo nuk po pëson ndryshime, pavarësisht largimeve nga puna.

“Ky numër i ikjes së mantelbardhëve është brengosës për ne si opozitë. Nuk po mendohet për me u rritë paga e mjekëve se kryesisht për paga e kushte të punës po ikin jashtë vendit”, u shpreh Dreshaj.

Deputeti Dreshaj ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se s’po ndërmerr asnjë veprim për përmirësimin e kushteve për profesionistët shëndetësor.

“S’ka asnjë iniciativë nga Qeveria për përmirësimin e kushteve për punësim për mjekët”, deklaroi Dreshaj për Front Online.

Në Kosovë, paga e një mjeku specialist sipas Ligjit për Paga arrin në 1260 euro bruto, përderisa në Gjermani të njëjtëve po u ofrohen paga mbi 5000 euro dhe kushte shumë më të favorshme në punë./Front Online/