Selmanaj: Në raport me Shtëpinë e Bardhë e kemi derën e mbyllur, kjo është tragjedi për Kosovën

Driton Selmanaj, deputet i LDK’së ka folur për raportet e Kosovës me aleatë. Sipas tij, Kosova njëherë ka nevojë t’i normalizojë raportet me aleatë pastaj të vazhdojë procesin e normalizimit me Serbinë. Selmanaj në emisionin “Frontal” të T7, ka folur për Marrëveshjen e Uashingtonit. Ai tha se fitorja më e madhe e saj ka qenë […]

Selmanaj: Në raport me Shtëpinë e Bardhë e kemi derën e mbyllur, kjo është tragjedi për Kosovën
selmanaj:-ne-raport-me-shtepine-e-bardhe-e-kemi-deren-e-mbyllur,-kjo-eshte-tragjedi-per-kosoven

selmanaj:-ne-raport-me-shtepine-e-bardhe-e-kemi-deren-e-mbyllur,-kjo-eshte-tragjedi-per-kosoven

Driton Selmanaj, deputet i LDK’së ka folur për raportet e Kosovës me aleatë.

Sipas tij, Kosova njëherë ka nevojë t’i normalizojë raportet me aleatë pastaj të vazhdojë procesin e normalizimit me Serbinë.

Selmanaj në emisionin “Frontal” të T7, ka folur për Marrëveshjen e Uashingtonit. Ai tha se fitorja më e madhe e saj ka qenë përfshirja e presidentit të SHBA’së në dialogun Kosovë- Serbi.

“Fitorja më e madhe e këtij procesi ka qenë që ne e kemi përfshirë në një proces presidentin e SHBA’së”, tha ai.

Ai përmendi edhe njohjen nga Izraeli.

Selmanaj tha se Kosova e ka derën e mbyllur në Shtëpinë e Bardhë dhe sipas tij fajtor është kryeministri Kurti.

“Në raport me Shtëpinë e Bardhë e kemi të mbyllur, kjo është tragjedi për Kosovën”.