Shaqiri: I lumtur që kthehem në vendlindje

Xherdan Shaqiri i bashkohet skuadrës së tij të parë The post Shaqiri: I lumtur që kthehem në vendlindje appeared first on Albinfo.

Shaqiri: I lumtur që kthehem në vendlindje

Pas 12 vjetësh, sulmuesi Xherdan Shaqiri është rikthyer te skuadra zvicerane Basel. Lajmin e ka bërë të ditur të premten skuadra zvicerane. Shaqiri ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Bazelin.

“Më mbush me krenari dhe jam shumë i lumtur që sot mund të kthehem në vendlindjen time, në Bazel. Unë kam qenë thellësisht i lidhur me klubin dhe rajonin që nga fëmijëria”, ka thënë Shaqiri për faqen zyrtare të Bazelit.

Shaqiri e filloi karrierën e tij futbollistike në Bazel në vitin 2007. Në vitin 2012 ai u largua nga Bazeli për t’iu bashkuar Bayern Munichut. Shaqiri së fundmi ishte pjesë e Çikagos.

 

The post Shaqiri: I lumtur që kthehem në vendlindje appeared first on Albinfo.