SHBA-të duhet të jetë partneri kryesor ekonomik i Kosovës

Valon Prestreshi, njohës i rrethanave ekonomike në vend, thotë se partneri kryesor ekonomik i Kosovës, do të duhej të ishte Amerika.  Sipas tij, që nga eksporti dhe importi e deri tek politikat fiskale e monetare të harmonizuara në koordinim të plotë me njëra tjetrën. “Kompanitë amerikane do të duheshin të lulëzonin në Kosovë duke hapur […]

SHBA-të duhet të jetë partneri kryesor ekonomik i Kosovës
shba-te-duhet-te-jete-partneri-kryesor-ekonomik-i-kosoves

shba-te-duhet-te-jete-partneri-kryesor-ekonomik-i-kosoves


Valon Prestreshi, njohës i rrethanave ekonomike në vend, thotë se partneri kryesor ekonomik i Kosovës, do të duhej të ishte Amerika.  Sipas tij, që nga eksporti dhe importi e deri tek politikat fiskale e monetare të harmonizuara në koordinim të plotë me njëra tjetrën.

“Kompanitë amerikane do të duheshin të lulëzonin në Kosovë duke hapur branchet e tyre prodhuese dhe shërbyese jo për ta synuar vetëm tregun e Kosovës por edhe tregun evropian. Politikat ekonomike të kësaj qeverie kanë qenë jo të sakta dhe jo të mira rreth ngritjes së bashkëpunimit me Amerikën.  Asnjë hap serioz, asnjë angazhim konkret. Ju kujtohet kur kryeministri Kurti në fillim të mandatit ishte në Amerikë dhe thoshte jam takuar me disa kompani amerikane siç janë LinkedIn, pastaj të VMWare, Sumeru Equity Partners, Andreessen Horowitz dhe te Miller Center for Social Entrepreneurship, Airbnb dhe Microsoft, asnjë arritje apo thithje te investimeve” ka thënë Prestreshi.

Sipas tij, përveç fjalëve asgjë konkrete nuk ka pasur në këtë drejtim.  Më tutje ai thotë se Qeveria duhet të bëje marrëveshje favorizuese me kompani të ndryshme amerikane, duhet ta harmonizoi dhe ta beje akoma me te favorshëm Ligjin për investime strategjike. Qeveria duket te largohet nga diskursi luftënxitëses. Po ashtu, sipas tij Qeveria duhet te kujdeset qe mos të krijoi ligje të cilat shkelin parimet baze të ekonomisë së tregut dhe Kapitalizmit. Gjate këtij mandati qeverisës, marrëdhëniet ekonomike me Amerikan kane pësuar goditje, dhe vështir që të riparohen.

*Ky artikull u realizua nga mediumi “Front Online”, për dhe në kuadër projektit të gazetës online Reporteri.net: “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.