Shefi i BE-së në takim me Kurtin, shpreh gatishmërinë për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian(BE) në Kosovë, Aivo Orav ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media në faqen zyrtare të Zyrës së BE-së në rrjetin social Facebook. Ambasadori Orav i ka shprehur kryeministrit Kurti, gatishmërinë për të punuar me institucionet e […] The post Shefi i BE-së në takim me Kurtin, shpreh gatishmërinë për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë appeared first on Albinfo.

Shefi i BE-së në takim me Kurtin, shpreh gatishmërinë për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian(BE) në Kosovë, Aivo Orav ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media në faqen zyrtare të Zyrës së BE-së në rrjetin social Facebook.

Ambasadori Orav i ka shprehur kryeministrit Kurti, gatishmërinë për të punuar me institucionet e Kosovës drejt avancimit të raporteve me Bashkimin Europian

“Ambasadori ynë u takua sot me kryeministrin Albin Kurti për të ritheksuar mbështetjen e fuqishme të BE-së për rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në.

Ai shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë”, thuhet në njoftim.

The post Shefi i BE-së në takim me Kurtin, shpreh gatishmërinë për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë appeared first on Albinfo.