Shefi i stafit të Konjufcës thotë se ndërkombëtarët do të duheshin të insistonin për hapjen e urës së ibrit

Ilir Kërçeli, shefi i stafit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka thënë se nëse dikush do duhej të kërkonte e të insistonte për hapjen e urës do duhej të ishin ndërkombëtarët. Përmes një potimi në Facebook, të premten, ai ka thënë se “më së shumti e më së miri për lëvizjën e lirë do duhej të […]

Shefi i stafit të Konjufcës thotë se ndërkombëtarët do të duheshin të insistonin për hapjen e urës së ibrit
shefi-i-stafit-te-konjufces-thote-se-nderkombetaret-do-te-duheshin-te-insistonin-per-hapjen-e-ures-se-ibrit

shefi-i-stafit-te-konjufces-thote-se-nderkombetaret-do-te-duheshin-te-insistonin-per-hapjen-e-ures-se-ibrit

Ilir Kërçeli, shefi i stafit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka thënë se nëse dikush do duhej të kërkonte e të insistonte për hapjen e urës do duhej të ishin ndërkombëtarët.

Përmes një potimi në Facebook, të premten, ai ka thënë se “më së shumti e më së miri për lëvizjën e lirë do duhej të mësonim pikërisht nga ndërkombëtarët. Si standart e normë europiane”.

“Në një kohë kur synimet janë drejt paqes, një hapësirë të madhe të zhvillimeve në vend e marrin pikërisht këto debate të cilat në një vend europian as nuk do të mendoheshin se lëre më të diskutohen. Në rrethana të tilla të kujtohen deklarimet e zyrtarëve ndërkombëtar se garantojm se një asociacion për serbët do duhet me qenë në përputhje me sovranitetin dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës.  Si garantohet kushtetutshmëria kur mungon përkrahja për hapjen e një ure në një territor të Kosovës”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar hapjen e Urës së Ibrit.

Përndryshe, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se vendet e QUINT-it dhe NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë në këtë kohë.