Shembet sërish rruga në lagjen ‘Veternik’

Një rrugë në kryeqytet është shembur, pasi në afërsi të saj një ndërtues, kohë më parë, ka filluar punimet për hapjen e themeleve për ndërtimin e një objekti. Kjo ka bërë që në këtë zone të këtë rrëshqitje të dheut e cila ka shembur rrugën, për pasojë shumë banorë kanë mbetur të bllokuar. Për të […]

Shembet sërish rruga në lagjen ‘Veternik’
shembet-serish-rruga-ne-lagjen-‘veternik’

shembet-serish-rruga-ne-lagjen-‘veternik’

Një rrugë në kryeqytet është shembur, pasi në afërsi të saj një ndërtues, kohë më parë, ka filluar punimet për hapjen e themeleve për ndërtimin e një objekti. Kjo ka bërë që në këtë zone të këtë rrëshqitje të dheut e cila ka shembur rrugën, për pasojë shumë banorë kanë mbetur të bllokuar.

Për të dytën herë me radhë brenda dy jave është shembur rruga në kryqëzimin e rrugëve “Holger Pedersen” dhe “Afërdita Ukshini” në lagjen Veternik në kryeqytet.

Kjo pasi një ndërtues kohë më parë ka filluar punimet për ndërtimin e banesave kolektive.

Për shkak të shembjes së rrugës shumë banorë të kësaj lagjeje kanë mbetur të bllokuar dhe pa ujë të pijes. Kjo për shkak se nga shembja e dheut janë dëmtuar edhe gypat e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Edhe Policia, ekipet e Ujësjellësit, drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca dhe të drejtorisë së Inspeksionit në Prishtinë dolën në vendin e ngjarjes.

RTK ka provuar të këtë një përgjigje nga drejtoria e Inspeksionit, por këta të fundit për sot kanë thënë se nuk mund të përgjigjen.

Sidoqoftë, në një deklaratë për RTK-në në lidhje me shembjen e kësaj rrugë dy javë më parë, drejtori i Inspeksionit, Florian Dushi pati thënë se kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e punimeve ndërtimore, derisa tha se kanë urdhëruar palën ta sanojë gjendjen dhe ta kthejë në atë të mëparshme.

“Si inspektorat kemi nxjerrë vendim për ndërprerjen e punëve ndërtimore në njërën anë, dhe në anën tjetër kemi urdhërua palën që të marrë masa dhe të veprojë me qëllim të sanimit të gjendjes dhe praktikisht deri në përfundim të këtij sanimi. Deri në kthimin e gjendjes së mëparshme e ka obligim të i përfundojë këto punime”, pati thënë Dushi.

Sipas Dushit, punët ndërtimore deri në atë fazë, janë bërë sipas lejes ndërtimore.