Shembja e hotelit në Gjermani/ Shkon në dy numri i të vdekurve, shpëton mrekullisht 2-vjeçari

Ka shkuar në dy numri i viktimave, pas shembjes së pjesshme të një hoteli gjatë natës në qytetin Kroev të Gjermanisë. Katër persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, mes tyre edhe një fëmijë 2-vjeçar. Të mbijetuarit kanë lëndime të lehta. Një operacion i gjerë shpëtimi është duke u zhvilluar nga policia, zjarrfikësit dhe Shërbimi [...]Read More...

Shembja e hotelit në Gjermani/ Shkon në dy numri i të vdekurve, shpëton mrekullisht 2-vjeçari

Ka shkuar në dy numri i viktimave, pas shembjes së pjesshme të një hoteli gjatë natës në qytetin Kroev të Gjermanisë. Katër persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, mes tyre edhe një fëmijë 2-vjeçar. Të mbijetuarit kanë lëndime të lehta.

Një operacion i gjerë shpëtimi është duke u zhvilluar nga policia, zjarrfikësit dhe Shërbimi Federal i Asistencës Teknike, duke përfshirë më shumë se 250 persona dhe qen të trajnuar posaçërisht.

Autoritetet njoftuan se në hotel ndodheshin 14 persona kur ndodhi shembja e katit të sipërm rreth orës 23:00 të së martës, prej të cilëve pesë kanë mundur të largohen pa lëndime.

Për arsye sigurie, janë evakuuar 31 persona që jetonin në ndërtesat përreth. Ende nuk është përcaktuar shkaku i shembjes së pjesshme të hotelit.

Kroev ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të Frankfurtit.

/abcnews.al