Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Austrisë në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Austrisë në Shqipëri, Monica Zach. Presidenti Begaj pranoi letrat kredenciale të ambasadores austriake, së cilës i uroi suksese përgjatë shërbimit diplomatik në Shqipëri, duke i shprehur mbështetjen e tij dhe të autoriteteve shqiptare. Gjatë bisedës u vlerësua […] The post Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Austrisë në Shqipëri appeared first on Albinfo.

Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Austrisë në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Austrisë në Shqipëri, Monica Zach.

Presidenti Begaj pranoi letrat kredenciale të ambasadores austriake, së cilës i uroi suksese përgjatë shërbimit diplomatik në Shqipëri, duke i shprehur mbështetjen e tij dhe të autoriteteve shqiptare.

Gjatë bisedës u vlerësua niveli i lartë e i shkëlqyer i marrëdhënieve shqiptaro-austriake dhe u theksua njëherazi nevoja për avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes fuqizimit të rolit të Komisionit të Përbashkët Ekonomik për zgjerimin e tregtisë, investimeve dhe turizmit.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje ndaj Austrisë për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë në Shqipëri nëpërmjet projekteve konkrete në shumë fusha, si: në drejtësi, arsim e mbrojtje, për lobimin përgjatë procesit të integrimit në BE, kontributin ndaj Kosovës përmes KFOR-it, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit rajonal.

The post Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Austrisë në Shqipëri appeared first on Albinfo.