Shpërthimi i radiove të dorës të Hezbollahut/ Rritet numri i viktimave, mbi 300 të plagosur

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe më shumë se 300 të tjerë janë plagosur në shpërthimet e fundit të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut, tha ministria e shëndetësisë e Libanit. Sipas mediave të huaja, kanë shpërthyer radiot e dorës të përdorura për komunikim nga grupi libanez. Të paktën një nga shpërthimet e radiove ndodhi [...]Read More...

Shpërthimi i radiove të dorës të Hezbollahut/ Rritet numri i viktimave, mbi 300 të plagosur

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe më shumë se 300 të tjerë janë plagosur në shpërthimet e fundit të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut, tha ministria e shëndetësisë e Libanit. Sipas mediave të huaja, kanë shpërthyer radiot e dorës të përdorura për komunikim nga grupi libanez.

Të paktën një nga shpërthimet e radiove ndodhi pranë një funerali të organizuar nga Hezbollah për tre luftëtarët dhe një fëmijë të vrarë dje. Ndërkohë, agjencia zyrtare e lajmeve e Libanit raportoi se sistemet e energjisë diellore në shtëpi shpërthyen në disa zona të Bejrutit, tha agjencia e lajmeve AP.

Imazhet e një pajisjeje radioje të shkatërruar në tokë po qarkullojnë në internet. Hezbollahu raportohet se i ka blerë këto pajisje pesë muaj më parë, afërsisht në të njëjtën kohë me pajisjet që shpërthyen dje.