Sllovenia do të dyfishojë praninë në misionin paqeruajtës në Kosovë

Kryeministri slloven, Robert Golob, ka thënë se Sllovenia do ta dyfishojë praninë e saj në misionin e NATO-s në Kosovë vitin e ardhshëm. Këto komente Golob i bëri në fund të Samitit të NATO-s në Washington. Sllovenia shpjegoi se prania e aleancës në Ballkanin Perëndimor po rritet me iniciativën e presidentit amerikan Joe Biden, i […]

Sllovenia do të dyfishojë praninë në misionin paqeruajtës në Kosovë
sllovenia-do-te-dyfishoje-pranine-ne-misionin-paqeruajtes-ne-kosove

sllovenia-do-te-dyfishoje-pranine-ne-misionin-paqeruajtes-ne-kosove

Kryeministri slloven, Robert Golob, ka thënë se Sllovenia do ta dyfishojë praninë e saj në misionin e NATO-s në Kosovë vitin e ardhshëm.

Këto komente Golob i bëri në fund të Samitit të NATO-s në Washington.

Sllovenia shpjegoi se prania e aleancës në Ballkanin Perëndimor po rritet me iniciativën e presidentit amerikan Joe Biden, i cili e njeh mirë rajonin, raporton Agjencia Sllovene e Lajmeve.

Në përfundim të Samitit, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me presidentin Biden, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ka pasur mundësi të diskutojë edhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës, thekson njoftimi i Presidencës.

Presidentja Osmani me ftesë të Biden ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington D.C.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, Presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.