Home / SPORT / Rënia nga Superliga, tifozët e Vllaznisë vezë e letra higjienike drejt Bashkisë

Rënia nga Superliga, tifozët e Vllaznisë vezë e letra higjienike drejt Bashkisë

GazetaShqip SportTifozët e Vllaznisë kanë dalë sot në protestë duke fajësuar drejtuesit e klubit për rënien e ekipit të tyre në Kategorinë e Parë të futbollit.

Tifozët janë grumbulluar përpara godinës Bashkisë Shkodër dhe ka gjuajtur me vezë në drejtim të saj.

Kuqeblutë nuk e kanë kapërdirë lehtë rënien nga Superliga pas një “jete” qëndrimi mes më të mirave të futbollit dhe përgjegjësja kryesore sipas tyre për rrëzimin e Vllaznisë është kryebashkiakja Voltana Ademi.

1 of 3


GazetaShqip Sport


GazetaShqip Sport


GazetaShqip Sport

Përveç pankartave dhe thirrjeve kundër kryetares se bashkisë, protestuesit kanë hedhur edhe letra higjienike në drejtim të zyrës së saj, për te ironizuar figurën e Ademit.

Gjithashtu nuk ka munguar edhe hedhja e tymueseve.

“Hajna, hajna”, “Dilni dhe mos rrini brenda”, ishin këto disa nga thirrjet e tifozëve shkodranë.

“Është fatkeqësi e madhe për futbollin shkodran”, janë shprehur disa prej tyre, ndërsa në drejtim të kryebashkiakes Ademi nuk kanë munguar as fyerjet dhe ofendimet në kor.

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com May 18, 2018 12:16 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=181180
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Rënia nga Superliga, tifozët e Vllaznisë vezë e letra higjienike drejt Bashkisë Rënia nga Superliga, tifozët e Vllaznisë vezë e letra higjienike drejt BashkisëRating: 4.8